Home
AKADEMIA POLITIKE

VIZIONI: “Njerëzit që ecin përpara sot në botë janë ata që kërkojnë ato kushte apo rrethana që ata duan dhe nëse nuk i gjejnë, këto kushte të përshtatshme i bëjnë ata vetë. Ju jeni njëri prej tyre”.
Misioni i AP
Misioni i Akademisë Politike është krijimi i një elite të re politike, edukimi dhe formimi i liderit me karakteristikat e udhëheqsit të ardhshëm në gjendje të menaxhojnë dhe drejtojnë, duke kontribuar për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale me të cilat përballet Shqipëria.
Më shumë...
 
PJESËMARRJA NË AKADEMINË POLITIKE

altAfati i fundit për aplikim është data 30 JANAR 2013.

Personat e interesuar mund të plotësojnë ONLINE formularin e aplikimit në rubrikën përkatëse ose mund të shkarkojnë formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë me email në Ky email po mbrohet nga spambots-at, të duhet JavaScript për ta parë (aplikimi eshte mbyllur) nëpërmjet e-mailit personal.

Dokumenti i shkarkuar është i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në kompjuter.

Ju lutem lexoni me vemendje te gjithe informacionin dhe udhezimet lidhur me menyren e aplikimit dhe pjesemarrjen ne AP perpara se te plotesoni formularin e aplikimit, ne rubriken "APLIKIMI 2013"

Më shumë...
 
FUSHA E VEPRIMTARISË
alt
Akademia realizon veprimtarinë e saj në fushën e trajnimit fillestar dhe vazhdues, duke u dhënë  mundësi të rinjve të përgatiten për funksionet e tyre në të ardhmen.
Metoda e mësimdhënies do të ndërthuret ndërmjet orëve teorike dhe praktike, në formë ligjërate, dialogut dhe mësimit interaktiv, debatit, punës në grup, studim i rastit, loja me role, prezantime, stimulime etj.
Frekuentimi i leksioneve, seminareve dhe praktikave është i detyrueshëm për studentët.
Kohëzgjatja e AP
Akademia Politike do të zgjasë për një periudhë kohore 6 muaj duke përfshirë formimin teorik dhe praktikën. AP është program vazhdues dhe do të zhvillohet çdo vit.
Më shumë...
 

APLIKIMI 2013

PERDORUES


Ndërtimi dhe mirëmbajtja e kësaj faqe janë pjesë e mbështetjes financiare të Fondacionit Friedrich Ebert për Akademinë Politike të Partisë Socialiste